Bota

I kushton qeverisë 8 milionë paund, britanikët shpërthejnë me polemika për portretin e ri të Mbretit Charles III

Në fotografi duket mbreti Charles i cili qëndron në këmbë i veshur me uniformën e një admirali të flotës, me medalje dhe në shpatë në dorë.

17 Janar 2024, 11:04 Nga N.F
I kushton qeverisë 8 milionë paund, britanikët
Mbreti Charles III

BRITANI- Portretin zyrtari mbretit Charles III u zbulua sot ku në Britani kanë shpërthyer polemikat pasi ky portret kushton plot 8 milionë paund nga qeveria. Në fotografi duket mbreti Charles i cili qëndron në këmbë i veshur me uniformën e një admirali të flotës, me medalje dhe në shpatë në dorë.

“Tetë milionë paund për këtë? Çfarë humbje e turpshme parash”, akuzojnë aktivistët e “Republic”, të cilët ishin shprehur kundër tij që në nëntor, në momentin e prezantimit. Zëvendëskryeministri Oliver Doëden fotoja tregon atë do tu kujtojë shembullin që jep Madhëria e Tij në shërbimin ndaj komunitetit.

Vitin e kaluar, Zyra e Kabinetit njoftoi se kishte lënë mënjanë fonde për t’u ofruar të gjitha organeve publike, autoriteteve lokale, gjykatave, shkollave dhe forcave të policisë, një portret falas të mbretit Charles III si pjesë e një programi për monarkun e ri dhe për të vazhduar traditën që ka parë portrete zyrtare të Elizabeth II të ekspozuara në zyrat publike gjatë mbretërimit të saj të gjatë.

Në çdo rast, shkollat ​​dhe mijëra zyra të tjera publike nuk janë të detyruara ta ekspozojnë atë dhe mund ta kërkojnë pa pagesë brenda datës 2 shkurt në formatin A3, të printuar në letër me “cilësi të lartë” dhe me kornizë lisi. 

portret angli mbreti charles iii

Sondazh

Poll