Bota

Kroacia shton numrin e forcave ushtarake në Kosovë

Mësohet se ata do të nisen nga kazerma “Knez Trpimir” nga Divulja.

17 Janar 2024, 09:56 Nga N.F

 

Kroacia shton numrin e forcave ushtarake në Kosovë
Foto ilustruese

 

KROACI- Ministria e Mbrojtjes kroate ka njoftuar se do të përforcojë forcat ushtarake të KFOR-it në Kosovë duke dërguar një kontingjent i ri i ushtarësh kroatë. Mësohet se ata do të nisen nga kazerma “Knez Trpimir” nga Divulja.

“Komandant i regjimentit të forcave është majori Elvis Mishiq, një kapiten i skuadrës së 395-të të helikopterëve në kuadër të Forcave Ajrore të Kroacisë”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

Para nisjes majorin Mishiç tha se pjesëtarët e regjimentit të aviacionit janë të përgatitur mirë dhe të gatshëm për t’i kryer gjitha detyrat dhe se përfaqësojnë me profesionalizëm dhe nder Ushtrinë kroate dhe Kroacinë.

“Detyra kryesore e kontingjentit kroat në operacionin e mbështetjes së paqes KFOR, që është i vendosur në zonën e aeroportit të Sllatinës në Prishtinë, është transporti i forcave të KFOR-it, mallrave dhe personave VIP”, thuhet më tej në njoftim.

ministria e mbrojtjes kroaci kfor kosova

Sondazh

Poll