Bota

Irani sulmon grupin militant, Pakistani: Janë vrarë dhe fëmijë

Pakistani nga ana e tij thtoë se në këto sulme u vranë fëmijë dhe u plagosën të tjerë persona dhe akuzoi Iranin për një “shkelje të paprovokuar” të hapësirës së tij ajrore.

17 Janar 2024, 09:01 Nga M.B
Irani sulmon grupin militant, Pakistani: Janë vrarë dhe
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Irani nisi një seri sulmesh në Pakistan, që kishin në shënjestër bazat e grupit militant Jaish al-Adl. Pakistani nga ana e tij thtoë se në këto sulme u vranë fëmijë dhe u plagosën të tjerë persona dhe akuzoi Iranin për një “shkelje të paprovokuar” të hapësirës së tij ajrore. Irani dhe Pakistani kanë pasur prej kohësh një marrëdhënie të tensionuar, kryesisht për shkak të aktiviteteve të separatistëve Balochi dhe grupeve të tjera militante në zonën kufitare. 

Sulmet në Pakistan erdhën më pak se një ditë pas sulmeve raketore iraniane në Siri dhe Irak, pjesë e një vargu hakmarrjesh kundër armiqve të Teheranit pas një sulmi të dyfishtë në qytetin Kerman më 3 janar, i cili vrau më shumë se 80 iranianë. Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë për atë sulm. Gjithashtu është e paqartë nëse Teherani beson se Jaish al-Adl është gjithashtu i përfshirë në sulmin e 3 Janarit. Sulmet hakmarrëse iraniane duket se nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me luftën e Gazës, por kanë ardhur në një kohë kur ky konflikt tashmë po përhap paqëndrueshmëri në të gjithë rajonin.

pakistan iran irak

Sondazh

Poll