Politike

“Sulmi në Banjskë, akt i rrezikshëm dhe kriminal”/ Hasani konferencë me Gërvallën: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet i qeverisë shqiptare

Ndërkohë, gjatë fjalës së saj Gërvalla ka thënë se ka kënaqësinë të mirëpres në Prishtinë një personalitet që përgjatë gjithë karrierës së tij profesionale ka dëshmuar përkushtim për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë.

16 Janar 2024, 10:25 Nga r.ll
“Sulmi në Banjskë, akt i rrezikshëm dhe kriminal”/
pamje nga konferenca

KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka nisur turin tre ditor në rajon, ku vizita e parë ka qenë në Kosovë. 

Pas takimit me homologen e tij ata kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat, ku Hasani tha se autorët dhe organizatorët e sulmit të Banjskës duhet të mbajnë përgjegjësi. Ai gjithashtu tha anëtarësimi i Kosovës në NATO është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare.

"Ky sulm është një akt i rrezikshëm dhe kriminal. Sulmi ishte një kërcënim i rëndë për sigurinë dhe stabilitetin. Autorët dhe organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Me ministren pata mundësi te diskutojmë për idetë se si do e çojmë përpara agjendën e përbashkët për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, ne NATO. Anëtarësimi i Kosovës në NATO eshtë prioritet për qeverinë shqiptare. Jemi te gatshëm të ndihmojmë Kosovën në procesin e integrimit.", tha ministri. 

Gërvalla u shpreh se gjatë takimit me homologun Hasani, ata folën për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, ku sipas saj Shqipëria do të luajë rol proaktiv në të gjithë çështjet e sigurisë me pozitat që ka në arenën ndërkombëtare. Sipas saj tentativat për destabilizimin e Kosovës do të vijojnë edhe në vitin 2024 nga krimi i organizuar dhe strukturat nga Serbia. Sakaq, ajo zbuloi se ka ndarë me ministrin Hasani eksperiencën e Kosovës në zhvillimin e votës së diasporës.

“Për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë bashkësia ndërkombëtare duhet të ndëshkojë tentativat për destabilizim. E falënderova kolegun Hasani për pjesëmarrjen në varrimin e heroit të fundit Afrim Bunjaku. Sulmi i natës së fundit ka dëshmuar se në veri çështja e sigurisë është serioze. Duhet të jemi vigjilentë pasi krimi i organizuar me strukturat e ardhura nga Serbia do vijojnë destabilizimin e vendit tonë edhe në vitin 2024. Me pozicionin e saj gjithnjë e më të fuqishëm në arenën ndërkombëtare, republika e Shqipërisë do luajë rol proaktiv në të gjithë çështjet e sigurisë tonë. U pajtuam për një organizim më gjithëpërfshirës për ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë në mërgim. Me ministrin Hasani kam ndarë eksperiencën e Kosovës për realizimin e zgjedhjeve jashtë shtetit që emigrantët tanë të bëhen pjesë e proceseve politike në vend”, u shpreh ajo mes të tjerash.

igli hasani donika gervalla

Sondazh

Poll