Politike

Partia Socialiste anullon mbledhjen e Komisioneve duke i kaluar online

Vendimi i mazhorancës vjen pas paralajmërimeve të opozitës se do të shkaktojë kaos në Kuvend.

16 Janar 2024, 10:22 Nga h.k
Partia Socialiste anullon mbledhjen e Komisioneve duke i kaluar online
Foto ilustruese

TIRANË-Partia Socialiste ka anuluar mbledhjet e komisioneve parlamentare, duke i kaluar online. Vendimi i mazhorancës vjen pas paralajmërimeve të opozitës se do të shkaktojë kaos në Kuvend.

Aktualisht, në kalendarin e aktiviteteve, të paraqitur në faqen e Parlamentit, janë caktuar oraret për Komisionin për Politikën e Jashtme, Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Vendndodhja e mbledhjeve është Kryesia, por pas anulimit nga PS, pritet që të mbahen online.

komisionet parlamentare

Sondazh

Poll