Politike

Reforma Zgjedhore/ Përfaqësuesit e OSBE-së takim me Gjiknurin dhe Alibeajn në Kuvend

Takimet vijonë në kuadër të mbledhjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, ku do të diskutohen ndryshimet sipas rekomandimeve të ODIHR. 

16 Janar 2024, 11:14 Nga h.k
Reforma Zgjedhore/ Përfaqësuesit e OSBE-së takim me Gjiknurin dhe
Foto ilustruese

TIRANË-Një ditë pasi paralajmëruan bashkëpunimin për reformën zgjedhore, dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm të kësaj reforme, socialisti Damian Gjiknuri dhe deputeti Enkelejd Alibeaj kanë zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të misionit të OSBE/OHIHR-it.

Takimet vijonë në kuadër të mbledhjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, ku do të diskutohen ndryshimet sipas rekomandimeve të ODIHR. 

Kujtojmë se Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka nisur të mblidhet pas një kohe të gjatë, përfaqësuesi Enkelejd Alibeaj, nuk njihet nga opozita dhe Partia Demokratike. 

reforma zgjedhore

Sondazh

Poll