Sport

Lajm tjetër Bombë!: Walker do të bëhet përsëri baba me gruan e tij të ndarë, 6 muaj pas fëmijës së dytë me të dashurën…

Kështu ka raportuar këtë të martë gazeta britanike ‘The Sun’, e cila pretendon se ish-çifti është në pritje të fëmijës së katërt.

16 Janar 2024, 12:42 Nga DOSJA
Lajm tjetër Bombë!: Walker do të bëhet përsëri
Annie në takimin e djeshëm me Kyle, duke i dhënë djalin për ta shoqëruar në galanë “The Best”.

ANGLI - Kyle Walker rrit numrin e fëmijëve. Këtë fundjavë, ish-bashkëshortja Annie dhe nëna e tre fëmijëve të tij, ka përzënë futbollistin nga shtëpia dhe ka njoftuar ndarjen e tyre, pas disa skandaleve nga ana e Walker. 

Këtë të hënë, një nga të dashurat e tij, Lauryn Goodman dhe nënë e dy fëmijëve të tjerë të lojtarit, ka dhënë një intervistë, në të cilën ka treguar të gjithë të vërtetën për marrëdhënien e tyre. 

“Kyle ishte i lumtur duke e fshehur të vërtetën, sepse kishte dy familje dhe kishte frikë se çfarë do të ndodhte kur Anni ta merrte vesh, por unë vazhdova t'i thosha: 'Vajza jonë nuk mund të jetë sekret, ajo është një qënie njerëzore. Nuk doja që ata të ndaheshin, ose t’u shkaktoja dëm, por e vërteta duhej të dilte në dritë, për të mirën e të gjithëve”,- tha modelja për gazetën britanike ‘The Sun’.

Lajm tjetër Bombë!: Walker do të bëhet përsëri
Kjo është Lauryn Goodman, vajza me të cilën Kyle Walker kishte një familje tjetër

Vetëm një ditë më vonë, e njëjta media, ka hedhur një tjetër 'bombë' të vërtetë: Kyle dhe ish-bashkëshortja e tij Annie, janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt së bashku (të gjashtin për të). Dhe shtojnë, se e reja tashmë është gjashtë muajshe shtatzënë. 

"Duhet të jetë një moment gëzimi dhe emocioni i madh. Në vend të kësaj, ajo po lufton shumë me pasojat e këtij skandali të fundit seksual. Kyle po përpiqet të bashkohet për të kufizuar dëmin ndaj të cilit po ekspozohen. Është pak vonë, por po përpiqet”,- shpjegoi një burim për gazetën e lartpërmendur.

Pavarësisht kësaj, çifti po përpiqet të ketë marrëdhënie sa më të mirë për hir të katër fëmijëve që kanë së bashku. Ditën e djeshme, në fakt, ata janë parë bashkë ndërkohë që Annie la djalin më të madh në shtëpinë e Kyle, për ta shoqëruar në gala “The Best”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll