Sport

“The Best” 2023/ Zbulohen disa nga votat më të çuditshme për çmimet e më të mirëve …

Siç ndodh zakonisht çdo vit, disa nga zgjedhjet kanë qenë befasuese

16 Janar 2024, 12:18 Nga DOSJA

“The Best” 2023/ Zbulohen disa nga votat më të

ANGLI - Mbrëmjen e të hënës u mbajt ceremonia gala e çmimeve “The Best” në auditoriumin “Eventim Apollo” në Londër. Votimi u krye me pjesëmarrjen e kapitenëve, trajnerëve të 211 ekipeve të futbollit që janë anëtare të FIFA-s, si dhe nga një gazetar i specializuar që përfaqëson çdo ekip. Gjithashtu kanë votuar on-line edhe tifozët e regjistruar në FIFA.com.

Fituesit ishin Lionel Messi (lojtari më i mirë i vitit), Aitana Bonmatí (lojtarja më e mirë e vitit), Ederson (portieri më i mirë), Mary Earps (portierja më i mirë), Pep Guardiola  (trajneri më i mirë) dhe Sarina Wiegman (trajnerja më e mirë për femra). Përveç çmimeve të tjera si çmimi “Puskas” apo çmimi “FIFA Fair Play”, ndër të tjera.

FIFA tashmë ka bërë publike listën e plotë të votave për secilin prej çmimeve dhe ka disa zgjedhje nga disa yje nga bota e futbollit që ndoshta ju nuk i prisnit. 

“The Best” 2023/ Zbulohen disa nga votat më të

Luka Modriç (Kroacia): Lionel Messi, Rodri dhe Marcelo Brozović

Kapiteni i Kroacisë dhe një prej ‘peshave të rënda’ të Real Madrid votoi Lionel Messin si lojtarin më të mirë të vitit. Përveç kësaj, ai votoi për mesfushorin e Manchester City dhe kombëtares, Rodri dhe shokun e tij të skuadrës në ekipin kroat, Brozovic, përpara emrave si Benzema, Mbappé dhe Haaland. 

“The Best” 2023/ Zbulohen disa nga votat më të

Fede Valverde (Uruguaji): Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland

Bartësi i byzylykut në ekipin uruguajan dhe një shtyllë themelore në Real Madridin e Ancelottit, Fede Valverde, ka zgjedhur gjithashtu Leo Messin, si lojtarin më të mirë të vitit. 

“The Best” 2023/ Zbulohen disa nga votat më të

Riyad Mahrez (Algjeria): Rodri, Erling Haaland dhe İlkay Gündoğan

Si kapiten i kombëtares së Algjerisë, Riyad Mahrez i ka shpenzuar tre votat e tij për tre bashkëlojtarë nga skuadra e tij Manchester City. Duke lënë mënjanë figura shumë të pranishme në listën e votimit si Mbappé, apo vetë Leo. 

“The Best” 2023/ Zbulohen disa nga votat më të

Alvaro Morata (Spanja): Pep Guardiola, Xavi dhe Simone Inzaghi

Kapiteni i skuadrës kombëtare spanjole zgjodhi dy trajnerët spanjolë si trajnerët më të mirë të vitit. Përveç kësaj, vota e tij e tretë iu dha Simone Inzaghi, trajner i një finalisti të Interit në Champions League. 

“The Best” 2023/ Zbulohen disa nga votat më të

Kylian Mbappé (Franca): Pep Guardiola, Luciano Spalletti dhe Xavi

Kapiteni i skuadrës franceze dhe PSG-së preferoi Messin mbi këdo tjetër në zgjedhjen e tij. Çuditërisht, megjithëse Mbappé votoi për Messin i pari, argjentinasi nuk e zgjodhi francezin. 

“The Best” 2023/ Zbulohen disa nga votat më të

Montse Tomé (Spanja): Jenni Hermoso, Aitana Bonmatí dhe Salma Paralluelo 

Në mesin e votave të femrave, befasoi zgjedhja e parë e trajneres spanjole. Epo, asturiania votoi Jenni Hermoso si lojtaren më të mirë, me Aitana Bonmatí dhe Salma Paralluelo që ishin zgjedhja e saj e dytë dhe e tretë. Irene Paredes, nga ana e saj, zgjodhi Aitana Bonmatí si zgjedhjen e saj të parë.

“The Best” 2023/ Zbulohen disa nga votat më të

Roberto Martinez (Portugalia): Marcelo Brozovic, Bernardo Silva dhe Leo Messi 

Siç pasqyrohet nga votimi i trajnerëve, është e zakonshme që trajneri i çdo skuadre të vendosë në fillim një lojtar nga ekipi i tij. Është kurioze të shihet se si 'Bob' ia ka lënë vendin e parë Brozovicit, finalistit të Champions League me Interin përpara Bernardos, kampion i Champions League dhe ndërkombëtar me skuadrën portugeze. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll