Aktualitet

U arrestuan për korrupsion me kalimin në Port/ Gjykata e Durrësit liron 5 kontrollorët, një ngelet në ‘arrest shtëp

5 Mars 2019, 13:00 Nga DOSJA
U arrestuan për korrupsion me kalimin në Port/ Gjykata e Durrësit

Tiranë- Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë vendimin  për 6 punonjësit e policisë që u arrestuan 3 ditë më parë pasi u akuzuan se ndihmonin që ‘të ndaluarit’ të kalonin kufirin nga porti i Durrësit.(lexo këtu)

Gjykata ka liruar 5 nga të arrestuarit për të cilët ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, ndërkohë që për  Greta Banushën është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Durim Zeka, Arjan Gjyzeli, Dorina Doganaj, Gëzim Çaça dhe Juliana Kurraj janë liruar sot nga Gjykata.  

6 oficerët e policisë kufitare, me pozicion kontrollor u arrestuan Gjashtë kontrollorët e policisë kufitare u arrestuan 3 ditë më parë pas një hetimi që ka nisur që në vitin 2018. Ata u arrestuan në flagrancë, pasi iu gjetën, para në lekë dhe euro në momentin e ndalimit. Kontrollorët akuzohen për korrupsioon dhe se kalonin personat që e kishin të ndaluar lëvizjen në zonën Shengen. 

Vendimi i Gjykatës:

Te pranojë kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës,të datës 04.03.2019.

1.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “arrestit në shtëpi” të shtetases Greta Batusha, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal.
Ajo duhet të qëndrojë në banesën e saj dhe nuk mund të largohet prej saj pa lejen e prokurorit.Zbatimi i kësaj mase duhet të kryhet nga oficeri i policisë gjyqësore përkatës në këtë çështje.

2.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetasit Durim Zeka, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal.Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

3.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetasit Arjan Gjyzeli, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

4.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetases Dorina Doganaj, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i saj i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

5.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetasit Gëzim Çaça, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

6.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetases Juliana Kurraj, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i saj i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale. Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës, nga e nesërmja e shpalljes. U shpall, në Durrës 05.03.2019.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 6 policët e arrestuar në durrës arjan gjyzeli durim zeka gezim caca gjykata e durresit greta banusha juliana kurraj 6 policët e arrestuar në durrës arjan gjyzeli durim zeka gezim caca gjykata e durresit greta banusha juliana kurraj

Sondazh

Poll