Sport

Wanda Nara tregon natën e saj të parë me Maurio Icardin: "Shkatërrim total, dysheku nuk ishte më i dobishëm"...

Partnerja argjentinase e futbollistit të Gallatasarayt, flet hapur në një intervistë për programin 'Rumis' të motrës së saj Zaira.

15 Janar 2024, 12:28 Nga DOSJA

Wanda Nara tregon natën e saj të parë me Maurio Icardin:

ITALI - Wanda Nara nuk ka patur turp të tregojë detaje për natën e parë që ka kaluar me futbollistin Mauro Icardi. Modelja e njohur argjentinase ka dhënë një intervistë për programin  ‘Rumis’, të drejtuar nga motra e saj Zaira dhe ka rrëfyer se nuk e ka harruar takimin e pare plot pasion me sulmuesin actual të skuadrës turke të Galatasarayt .

Biznesmenia dhe modelja ka rrëfyer përvojën e saj pa filtra, në shtëpinë ku ka jetuar Mauro Icardi, para se ta kishte partner. "Rreth 200 gra duhet të kenë kaluar nëpër atë dyshek, por pas meje shkatërrimi i tij ishte total. Dysheku nuk ishte më i dobishëm," - tha Wanda Nara. Në fakt, nata e kujtuar e pasionit pati pasoja fizike.

Wanda Nara tregon natën e saj të parë me Maurio Icardin:

Ibuprofeni i nevojshëm

Pas takimit të Wanda Narës dhe Mauro Icardit, siç ka shpjeguar modelja, ka kërkuar edhe mjekim. "Më duhej të merrja ibuprofen çdo katër orë, sepse kisha dhimbje të nesërmen. E mbaj mend këtë, sepse nuk isha mësuar të jepja gjithçka",- këmbënguli ajo. Në çdo rast, ajo natë pasioni ishte çelësi për të ardhmen e marrëdhënies së tyre.

Wanda Nara tregon natën e saj të parë me Maurio Icardin:

Edhe pse të dy janë përfshirë në skandale dhe polemika të shumta, ai takim e forcoi, siç komentoi Wanda Nara, lidhjen e tyre të dashurisë: "Nëse ajo natë nuk do të kishte funksionuar, gjithçka që ndodhi më vonë me ne, nuk do të kishte ndodhur". 

Pas asaj nate, ajo i dha atij një pellush, të cilën ai e mbushi me parfumin e saj që të kujtohej. Që në fillim ishte tashmë një marrëdhënie e komplikuar pasi, siç u zbulua, Mauro Icardi kishte aq shumë gra në axhendën e tij, saqë kishte katër numra telefoni, për t'i ndarë ato sipas kontinenteve. 

Së shpejti, Wanda Nara do të prezantojë reality show-n 'Love is blind' në Netflix, i cili do të shfaqet premierë në Argjentinë, pasi ka arritur sukses të madh në vende si Shtetet e Bashkuara, Suedia dhe Brazili.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll