Sport

ZYRTARE/ Spanja do të presë Brazilin, më 26 mars në “Santiago Bernabeu”...

Ndeshja përgatitore miqësore ndërkombëtare do të shërbejë për të luftuar racizmin dhe dhunën në futboll. Kujtojmë se Spanja është edhe nje nga kundërshtaret e kuqezinjve të Kombëtares shqiptare në “Euro 2024”

15 Janar 2024, 12:14 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Spanja do të presë Brazilin, më 26 mars në

SPANJE - Ishte 5 qershori i vitit 2023, kur Federata Mbretërore e Futbollit Spanjol dhe Konfederata Braziliane (CBF) njoftuan marrëveshjen, për të zhvilluar një takim mes dy skuadrave kampione botërore, nën moton “One Same Skin”. Tani ato kanë specifikuar datën dhe orën e tij.

Stadiumi “Santiago Bernabéu” do të presë këtë ndeshje miqësore përgatitore të martën, më 26 mars 2024, duke filluar nga ora 21:00 dhe kjo do të jetë edhe ndeshja e parë i skuadrës së Luis de la Fuente këtë vit.

Ngjarja do të shërbejë për të përforcuar përkushtimin kundër dhunës dhe racizmit në futboll dhe do të intensifikojë marrëdhëniet e mira mes të dy organeve qeverisëse kombëtare, duke përbërë një festival të madh futbolli mes dy skuadrave më të fuqishme në skenën ndërkombëtare.

Marsi i ardhshëm do të jetë takimi i dhjetë mes skuadrave spanjolle dhe braziliane,  përballja e fundit e të cilave daton në finalen e Kupës së Konfederatave në vitin 2013. Nga nëntë duelet e mëparshme, Spanja ka arritur dy fitore dhe dy barazime, me tetë gola pro dhe katërmbëdhjetë kundër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll