Sport

Çmimi “Puskas 2023”/ Këta janë tre të nominuarit për golin më të bukur të vitit…

Ju tregojmë se cilët janë kandidatët e nominuar për çmimet “Puskas 2023”

15 Janar 2024, 11:40 Nga DOSJA
Çmimi “Puskas 2023”/ Këta janë tre të

ZVICER - Çmimi “Puskas” i FIFA-s do të jepet në galanë “The Best” për shënuesin që ka bërë golit më të bukur të sezonit. Një çmim i krijuar për nder të sulmuesit të njohur Ferenc Puskas, legjendës së Real Madridit dhe kombëtares hungareze, autor i 625 golave ​​gjatë gjithë karrierës së tij të shkëlqyer.

Çmimi “Puskas” filloi të jepet në sezonin 2008-09 dhe fituesi i parë i tij ishte Cristiano Ronaldo, i cili fitoi çmimin falë një goli që shënoi kundër Portos në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, kur ai luante për Manchester United.

Të gjithë të nominuarit për vitin 2023 janë Guilherme Madruga (Botafogo), për një gol të realizuar me roveshjatë nga jashtë zone, Nuno Santos (Sporting) dhe Julio Enciso (Brighton) janë tre të nominuarit përfundimtar, pasi u analizuan golat e njëmbëdhjetë kandidatëve.

Futbollisti polak i amputuar Marcin Oleksy ishte fituesi i çmimit “Puskas 2022”, përpara Dimitry Payet dhe Richarlison.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll