Aktualitet

Vrasja në Greqi, u la në arrest shtëpie, flet avokati i Tarellarit: E gjithë shoqëria greke ndihet shumë mirë nga ky vendim!

Gjatë fjalës së tij avokati u shpreh tepër i emocionuar dhe se ndihen shumë mirë për marrjen e këtij vendimi duke shtuar se me këtë vendim ndihet mirë e gjithë shoqëria greke.

15 Janar 2024, 16:34 Nga N.F

Vrasja në Greqi, u la në arrest shtëpie, flet  avokati i

Pamje nga lirimi i Tarellarit

GREQI- Gjykata greke ka marrë vendimin për të lënë në arrest shtëpie 50-vjeçarin shqiptar, Fatmir Tarellari i cili disa ditë më parë vrau me armë kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij, Erjon Pelivanit. Pas vendimit të marrë për lirimin e 50-vjeçarit ka folur për mediat greke një nga avokatët e Tarellarit.

Gjatë fjalës së tij avokati u shpreh tepër i emocionuar dhe se ndihen shumë mirë për marrjen e këtij vendimi duke shtuar se me këtë vendim ndihet mirë e gjithë shoqëria greke.

”Dua të shpreh falënderimet e mia për prokurorinë dhe Gjykatën për të lënë të lirë me kusht dhe kthimin pranë vajzave të tij… Ndihemi shumë mirë pas vendimit, ashtu si dhe gjithë shoqëria greke”, tha një prej avokatëve të 50-vjeçarit.

Tarellari u dorëzua në polici pasi vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani. Ngjarja u regjistrua disa ditë pasi vajza e tij 18-vjeçare i rrëfeu se ishte përdhunuar nga vëllai i njerkës prej vitesh. Ngacmimet ndaj të miturës kishin nisur në moshën 9-vjeçare ndërsa përdhunimet ishin regjistruar në moshën 12 deri ne 14 vjeç. Gjithashtu vajza ishte kërcënuar nga 33-vjeçari sedo te publikonte pamje gjatë akteve nëse ajo nuk i jepte para. Nga shpenzimi dhe kërkimi i parave nfaj familjarëve doli në dritë edhe ngjarja.

fatmir tarellari avokat lirim vrasje

Sondazh

Poll