Aktualitet

Debat i ashpër në gjyqin e Shullazit, avokatët përplasen me dëshmitarin e drejtësisë për ekspertizën mjeko-ligjore

Avokatët e të pandehurve debatuan ashpër me mjekët, duke u kujtuar se për bashkëpunëtorin ka pasur një tjetër akt ekspertimi në 2013, ku ai rezulton depresiv dhe jo i besueshëm.

15 Janar 2024, 13:23 Nga h.k
Debat i ashpër në gjyqin e Shullazit, avokatët përplasen me
Foto ilustruese

TIRANË-Një debat i ashpër është shënuar sot në seancën e gjyqit të të akuzuarit Emiljano Shullazi mbi vrasjen e Vajdin Lamajt mbi ekspertizën ligjore. 

Avokatët e të pandehurve debatuan ashpër me mjekët, duke u kujtuar se për bashkëpunëtorin ka pasur një tjetër akt ekspertimi në 2013, ku ai rezulton depresiv dhe jo i besueshëm.

Ata kërkuan një ekspertizë të re me pedagogë të psikologjisë, profesorë psikiatër, madje edhe me ekspertë të huaj për të vlerësuar gjendjen e tij mendore. Viktor Imeraj mori fjalën duke iu drejtuar eksperteve në seancë:

“Zonjat s’mbakan mend, mos vuani nga skleroza, na thoni t’ju japim ilaçe?”

Pasi iu tërhoq vëmendje, Imeraj u gjobit me 5 mijë lekë.

Më pas fjalën e mori Emiljano Shullazi, duke iu thënë dy ekspertëve:

“Si ka mundësi ju për 50 minuta intervistë, dolët në konkluzione për të, kurse ne këtu 4 orë kur u ballafaquam, s’arritëm ta kuptojmë?”

I pandehuri tjetër, Indrit Rusi pyeti njërën prej mjekeve:

“A keni punuar në vitin 2016 në paraburgimin e Durrësit?”

Mjekia iu përgjigj po.

Rusi i tha:

“Më mbani mend, se unë kisha një infeksion në dhëmballë, ti më thoje ke keq bajamet.”

Avokatët po ashtu pretenduan se ekspertiza për Luftar Reçin nga IML, është kryer nën presionin e SPAK dhe se mjekët kanë qenë në dijeni që ai ishte bashkëpunëtor i drejtësisë.

gjyqi i emiljano shullazit

Sondazh

Poll