Aktualitet

Ra nga lartësia godinës së biznesit, 61-vjeçari përfundon në spital, telashe për administratorin

Lidhur me ngjarjen është proceduar penalisht 54-vjeçari me inicialet M. T., administrator i biznesit në fjalë.

15 Janar 2024, 15:47 Nga M.B
Ra nga lartësia godinës së biznesit, 61-vjeçari
Policia

ELBASAN- Një 61-vjeçar me inicialet S. K., mësohetse ka rrëshqitur aksidentaisht dhe pa rënë nga lartësia e godinës së një biznesi në Elbasan. Ai është dëerguar në spital ku ka marrë ndihmën e parë për t'u larguar më pas drejt shtëpisë. Lidhur me ngjarjen është proceduar penalisht 54-vjeçari me inicialet M. T., administrator i biznesit në fjalë.

Po në Elbasan, një 49-vjeçar me inicialet A. Q., është arrestuar në flagrancë pasi mbrëmjen e shkuar ka shkaktuar një aksident automoblistik në gjendje të dehur. Si pasojë e  aksidentimësohet se nuk ka patur dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, gjatë punës në biznesin privat që administron 54-vjeçari, ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia, shtetasi S. K., 61 vjeç. Ky shtetas ka marrë ndihmë në spital dhe më pas është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan aksident policia

Sondazh

Poll