Aktualitet

"Situtata është pak kaotike/ Mjekët në Durrës: 400 urgjenca në ditë, shkak gripi dhe virozat

Pavarësisht fluksit raste të rënda nuk ka patur.  Mjeku Elton Bodlli thotë se më të prekur nga virozat e gripi janë fëmijët dhe të sëmurët kronikë.

15 Janar 2024, 15:31 Nga h.k
"Situtata është pak kaotike/ Mjekët në Durrës: 400
Foto ilustruese

DURRËS-Mjekët në urgjencën e spitalit të Durrësit po përballen këto ditë me fluks pacientësh e vizitash. Arsyet që i cojnë qytetarët në dyert e spitalit janë të shumta por më tepër dominojnë virozat, gripi dhe covid.

Pavarësisht fluksit raste të rënda nuk ka patur.  Mjeku Elton Bodlli thotë se më të prekur nga virozat e gripi janë fëmijët dhe të sëmurët kronikë. Nga ana tjetër ai shton se ka 400 urgjenca në ditë dhe situata në disa momente duket e dal nga kontrolli. 

Këto javë të para të janarit spitalet në të gjithë vendin po përballen me urgjenca të shumta. Për të shmangur gjendjet e rënduara shëndetësore mjekët këshillojnë vaksinim kundër gripit e covid.

spitali i durresit

Sondazh

Poll