Aktualitet

I dënuar për ndërtim pa leje, arrestohet i shumë kërkuari në Durrës

Gjithashtu sipas njoftimit të policisë po punohet  për identifikim dhe arrestimin e një personi i cili ka vjedhur disa targa në automjetet e parkuara në fshatinStall Sukth.

15 Janar 2024, 15:20 Nga N.F
I dënuar për ndërtim pa leje, arrestohet i shumë
Foto ilustruese

DURRËS- Një person i shpallur i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia pasi ishte i dënuar me një vit burg për ndërtim pa leje. Gjithashtu sipas njoftimit të policisë po punohet për identifikim dhe arrestimin e një personi i cili ka vjedhur disa targa në automjetet e parkuara në fshatinStall Sukth.

Njoftimi i plotë:

Durrës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. Xh., banues në Durrës, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm". Gjatë natës në fshatin Stall Sukth, një shtetas ende i pa identifikuar ka vjedhur disa targa nga automjetet e parkuara para banesave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, po këqyrin kamerat me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres arrestim ndertim pa leje

Sondazh

Poll