Aktualitet

Vrasja e Erjon Pelivanit në Greqi, i afërmi i familjeve: Gjendja e Elonës e rënduar, nuk mori pjesë në varrimin e të vëllait

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë foli për emisionin "Me zemër të hapur" një i afërm me të dyja familjeti  cili u shpreh se të gjithë janë të shokuar.

15 Janar 2024, 13:12 Nga N.F

Vrasja e Erjon Pelivanit në Greqi, i afërmi i familjeve: Gjendja e

Fatmir Tarellari dhe Erjon Pelivani

GREQI- Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar pak ditë më parë ku shqiptari, Fatmir Tarellari vrau me armë kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij, Erjon Pelivani janë zbardhur dëshmi nga të afërmit e familjeve. Tarellari ndodhet në burg ndërsa Pelivani është përcjellë në banësën e fundit. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë foli për emisionin "Me zemër të hapur" një i afërm me të dyja familjeti  cili u shpreh se të gjithë janë të shokuar.

Ai më tej shtoi se edhe nëse familja Pelivani do të ishte në të njëjtin pozicion, ndoshta do të bënin të njëjtën gjë. Gjatë fjalës së tij i afërmi gjithashtu konfirmoi se gruaja e Fatmir Tarellarit, nuk mori pjesë në ceremoninë mortore të vëllait të saj, pasi kishte djalin me temperaturë.


“Kjo është një ngjarje e rëndë. Të gjithë janë të shokuar. Edhe prindërit e Erjonit do ta bënin diçka të tillë, nëse do të ishin në vend të Fatmirit. Nuk fola me zonjën greke. Për nusen e Erjonit prindërit thanë fjalë shumë të mira, se ishte një nuse shumë e mirë. Madje ishte dhe në varrim. Madje na nxjerr dhe djalin në telefon. Gjendja e Elonës është shumë e renduar. Nga bisedat që kam bërë me prindërit e saj, janë shumë të goditur. Elona nuk ka ardhur në varrim, pasi kishte me temperaturë djalin. Vajzat e Fatmirit janë mbështetur nga familjarët.

Ato janë fëmijë, nuk kanë faj. Më mori dje vëllai në telefon dhe ju thashë; se çfarë ju duhet vajzave, na thoni që t’ju ndihmojmë. Se as fëmijët dhe as Elona nuk ka faj. Ne jemi në mbështetje të fëmijëve, ato që shkuan, ikën. Fatmiri është baba i vajzave dhe djalit. Nuk ishte e mira që ndodhi kështu, por s’e kthejmë dot. Jemi në mbështetje të të dy palëve, të fëmijëve. Njerëzit janë të nxehtë dhe nuk mund të qetësohen me një orë. Sa të dalë e drejta," tha ai.

fatmir tarellari erjon pelivani vrasje greqi

Sondazh

Poll