Aktualitet

Vrau kunatin pasi i përdhunoi vajzën që në moshën 9 vjeçe, lihet në arrest shtëpie 50-vjeçari shqiptar në Greqi

Të bijat shpërthyen në lot gëzimi pas vendimit të Gjykatës greke për ta lënë në arrest shtëpie 50-vjeçarin.

15 Janar 2024, 16:08 Nga I.A
Vrau kunatin pasi i përdhunoi vajzën që në moshën 9
Fatmir Tarellari dhe Erjon Pelivani

GREQI- Fatmir Tarellari, 50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin e tij Erjon Pelivani, pasi ky i fundit ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij për 9 vite, është lënë në masën e sigurisë 'Arrest shtëpie'. 50-vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim në gjendje të qetë shpirtërore dhe është dërguar në hetuesi për të kërkuar falje. Prokurori nuk u pajtua nëse ndaj tij duhet të caktohet në paraburgim apo jo dhe Këshilli Gjyqësor do të vendosë brenda pesë ditëve. Të bijat shpërthyen në lot gëzimi pas vendimit të Gjykatës greke për ta lënë në arrest shtëpie 50-vjeçarin.

33-vjeçari e kishte parë vajzën e dhëndrit që në moshën 9-vjeçare. Fillimisht, duke përfituar nga mungesa e prindërve të saj teksa ata ishin në punë, ajo iu afrua fëmijës dhe e ngacmoi verbalisht. Më pas nisi ta përkëdhelte dhe ta prekte në vende të fshehta, ndërsa sapo e mitura mbushi 12 vjeç, ka vazhduar ta përdhunojë. Vajza ishte mbajtur nën presion nga Erjon Pelivani i cili e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video gjatë akteve intime që ata kishin së bashku. Pasi vajza i tregoi të atit, ky i fundit bleu një armë dhe i kërkoi bashkëshortes t’i thoshte vëllait ta ndihmoi në një punë. Kur dy burrat dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar, autori fiku makinën dhe qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.

erjon pelivani fatmir tarellari

Sondazh

Poll