Sport

“Sherr” te kombëtarja e Ganës! Sulmohet trajneri Chris Hughton në hotel nga një tifoz

Kjo ndodhi në hotelin e ekipit në Abidjan (Bregu i Fildishtë) pas disfatës (2-1) ndaj Kepit të Gjelbërt në ndeshjen e parë të Kupës së Afrikës.

15 Janar 2024, 11:26 Nga DOSJA
“Sherr” te kombëtarja e Ganës! Sulmohet trajneri Chris

BREGU I FILDISHTE - Humbja befasuese (1-2) e Ganës ndaj Kepit të Gjelbërt në ditën e hapjes së Kupës së Afrikës, ka shkaktuar një tërmet në kampingun e 'Panterave të zeza'. Një rrëmujë që u zhvendos nga stadiumi “Félix Houphouët Boigny”, ku humbën, në hotelin e kombëtares së ekipit të Ganës në Abidjan.

Sipas disa gazetarëve që mbulojnë ngjarjet aktuale në Gana, trajneri Chris Hughton, u sulmua nga një tifoz në hotelin e ekipit. Tifozi, i tërbuar nga disfata e vendit të tij, thuhet se ka fyer dhe tentuar të sulmojë fizkisht trajnerin dhe më pas është arrestuar nga policia e Bregut të Fildishtë.

Të tjera informacione thonë se është dashur të ndërhyjnë disa diplomatë ganezë, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet përpara se të vinin autoritetet dhe të merrnin tifozin e paidentifikuar. Një sherr me Hughton, pas një disfate të papritur me të cilën Gana hapi Kupën e Afrikës.

"Nëse më pyesin mua, ajo që unë u them ganezëve, është ajo që do t'i them kujtdo. Jemi tepër të zhgënjyer me rezultatin. Dhe unë e di, dhe ky grup lojtarësh e di gjithashtu, sesi populli ganez e shikon këtë ndeshje, e shikon këtë turne dhe pritshmëritë tona në këtë drejtim. Është një disfatë që na zhgënjen jashtëzakonisht shumë”,- ka thënë mes tjerash trajneri i Ganës, Chris Hughton, ish-teknik i Forest, Brighton dhe Newcastle në prononcimet e raportuara nga “The Sun”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll