Politike

Basha nga tenor në dirgjinet, detaji i protestës së sotme që tërhoqi vëmendje (VIDEO)

5 Mars 2019, 13:21 Nga DOSJA
Basha nga tenor në dirgjinet, detaji i protestës së sotme që

Tiranë- Nga protesta e sotme e opozitës nuk duhet të lemë mënjanë një detaj që në fakt tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ditën e sotme u këndua edhe himni kombëtar por me një ndryshim nga hera e kaluar.

Pasi Basha nuk pati suksesin e pritur si tenor më 21 shkurt, reflektoi gjatë dhe vendosi të bëhej dirigjent këtë herë. 

Himni mbeti i njëjti, fonia e njëjta, vetëm këngëtari që u ul në gradë politike dhe u rrit në gradë artistike, nuk ishte kryetari i opozitës, por një tenor profesionist. 

Me gjithë zgjedhjen e qëlluar,  Basha nuk qëndroi duarkryq ndërsa tenori këndonte, i ftoi edhe protestuesit në sfiden e himnit dhe menaxhonte tingull – lëshuesit si të ishte dirigjent i një orkestre simfonike.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike himni kombetar lulzim basha dirigjent protesta e opozites 5 mars 2019 himni kombetar lulzim basha dirigjent protesta e opozites 5 mars 2019

Sondazh

Poll