Politike

Protesta/ Nishani: S’ka negociata me pengmarrësit e Shqipërisë

5 Mars 2019, 13:13 Nga DOSJA
Protesta/ Nishani: S’ka negociata me pengmarrësit e

TIRANË- Ish-presidenti Bujar Nishani, ka reaguar lidhur me mundësinë e dialogut të opozitës me qeverinë pas protestave masive në sheshet e Tiranës, por jo vetëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shprehet se nuk ka negociata me pengmarrësit, pasi sipas tij, janë ata që kanë marrë peng shpresën e shqiptarëve për të ecur perpara.

Postimi i plotë i Bujar Nishanit

Bota e qytetëruar dhe demokratike ka një KOD të hekurt dhe të suksesëshëm.Nuk negocion me pengmarrësit. Populli opozitar, shumicë absolute sot e shqiptarëve, nuk mund të negocioj me kapon e bandës që ka marrë peng sot Shqipërinë, ka marrë peng Parlamentin, ka marrë peng institucionet, ka marrë peng drejtësinë, ka marrë peng ekonominë, ka marrë peng jetën e familjeve, ka marrë peng shpresën për të ecur përpara. Banda e tij sot janë vrasësit serial, trafikantë ndërkombëtarë droge, përdhunues të vajzave të pambrojtura, gjobvënës të çdo qytetari hallexhi. Dallga popullore nuk ka kthim pas !

Reagimi i Bujar Nishanit, vjen pak para përfundimit të protestës së opozitës, e cila,u zhvillua paraditen e sotme para godinës së parlamentit. Protestuesit të shumtë në numër, kërkuan rrëzimin e qeverisë Rama. Ndryshe nga hera e kaluar, protesta e sotme u zhvillua pa incidente dhe nuk u hodh gza lotsjellës. (Lexo këtu) 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bujar nishani dialogu opozite-maxhorance protesta e opozites 5 mars 2019 bujar nishani dialogu opozite-maxhorance protesta e opozites 5 mars 2019

Sondazh

Poll