Politike

Post-protesta/Zv.kryeministri Braçe: Nuk krahasohet me 1996, ne e kishim kryetarin në burg

5 Mars 2019, 13:12 Nga DOSJA
Post-protesta/Zv.kryeministri Braçe: Nuk krahasohet me 1996, ne e kishim

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar protestën e opozitës para Kuvendit ditën e sotme duke u nisur nga një krahasim i bërë në vitin 1996. (Lexo këtu)

Në postimin e tij në Instagram, Braçe ka krahasuar zgjedhjet e vitit 1996 me ato të mbajtura në qershor të vitit 2017 duke marrë si shembull opozitën e partisë së tij dhe opozitën e sotme. Ndër të tjera, Braçe u shpreh se zgjedhjet 23 vjet më parë ishin vjedhur dhe se kryetari i partisë së tyre, Fatos Nano ishte në burg. 

“Jeni të rinj dhe nuk dini gjë. Në 26 Maj nuk kishte zgjedhje por vjedhje, certifikuar të ndërkombëtarisht ndërsa në 25 qershor kishte zgjedhje të lira; Partia Socialiste u përzu me dhunë nga zgjedhjet; kryetari i saj ishte në burg prej tre vitesh  dhe se PS nuk dogji mandate, por bojkotoi Kuvendin,”-shkruan Braçe.

Ditën e sotme para Kuvendit, opozita e bashkuar ka protestuar për katër orë ndërkohë që brenda në seancë po bëhej betimi i deputetëve të rinj që pranuan mandatin nga radhët e LSI-së.  Protesta ishte e qetë, nën monitorim nga policia. Të mbledhur para Kuvendit, ashtu siç edhe kanë premtuar të bëjnë para çdo seance plenare, ish-deputetët e opozitës kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Ata kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme qendrore. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace fatos nano protesta e opozites 5 mars 2019 sali berisha seanca plenare 5 mars 2019 zgjedhjet e vitit 1996 zgjedhjet e vitit 2017 erion brace fatos nano protesta e opozites 5 mars 2019 sali berisha seanca plenare 5 mars 2019 zgjedhjet e vitit 1996 zgjedhjet e vitit 2017

Sondazh

Poll