Bota

Shpërthen bombola e gazit në Mitrovicë, 13 persona të lënduar

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

13 Janar 2024, 19:28 Nga r.ll
Shpërthen bombola e gazit në Mitrovicë, 13 persona të
foto ilustruese

KOSOVË- 13 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi sot në Kçiq të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi”, tha Zahiti.

shperthim ne mitrovice

Sondazh

Poll