Bota

Scholz: Kur protestat kthehen në përbuzje për proceset demokratike, ne të gjithë humbasim

Duke iu referuar traktorëve që kanë bllokuar qendrat e qyteteve, rrugët dhe aksesin në autostrada që nga fillimi i javës në të gjithë Gjermaninë, Scholz nënvizon se konflikti është pjesë e demokracisë.

13 Janar 2024, 17:34 Nga M.B

GJERMANI- Kancelari, Olaf Scholz paralajmëroi këtë sot këdo që kërkon të instrumentalizojnë lëvizjet sociale në Gjermani, ndërsa shprehu shqetësimin për thirrjet për dhunë që kërcënojnë demokracinë. Duke iu referuar traktorëve që kanë bllokuar qendrat e qyteteve, rrugët dhe aksesin në autostrada që nga fillimi i javës në të gjithë Gjermaninë, Scholz nënvizon se konflikti është pjesë e demokracisë.

“Kur protestat legjitime kthehen në zemërim apo përbuzje për proceset demokratike dhe institucionet demokratike, ne të gjithë humbasim. Përfitojnë vetëm ata që përçmojnë demokracinë tonë”, paralajmëron lideri gjerman me mesazhin e tij me shkrim dhe video.

“Është një përzierje toksike që duhet të na shqetësojë dhe që gjithashtu më shqetëson shumë mua”, shton ai.

Protestat e fermerëve gjermanë, të cilët janë kundër shkurtimeve të subvencioneve publike, mbështeten kryesisht nga partia e ekstremit të djathtë AfD, e cila kryeson në sondazhe, ndërsa grupe të shumta ekstremiste po bëjnë thirrje në mediat sociale për më shumë veprime kundër qeverisë së Olaf Soltz.

gjermani olaf scholz protesta

Sondazh

Poll