Bota

Europa blen naftë ruse përmes Indisë me çmim rekord, pavarësisht sanksioneve

Kjo do të thotë që konsumatorët në Europë ka të ngjarë të kenë marrë sasi të madhe të benzinës, naftës, vajgurit dhe produkteve të tjera të naftës që vijnë nga Rusia nëpërmjet Indisë vitin e kaluar, pavarësisht nga sanksionet e vendosura pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin/

13 Janar 2024, 19:11 Nga A.TH
Europa blen naftë ruse përmes Indisë me çmim rekord,
foto ilustruese

NJU DELHI- India po përfiton nga importimi i naftës ruse me çmim të ulët për shkak të sanksioneve evropiane. Më pas ajo shet të njëjtën naftë në tregjet e BE-së me çmim më të lartë.

Importet e BE-së të naftës së rafinuar nga India u rritën në nivele rekord në vitin 2023 në të njëjtën kohë me importet e Nju Delhit të naftës së papërpunuar ruse. Kjo do të thotë që konsumatorët në Europë ka të ngjarë të kenë marrë vëllime të paprecedentë të benzinës, naftës, vajgurit dhe produkteve të tjera të naftës që vijnë nga Rusia nëpërmjet Indisë vitin e kaluar, pavarësisht nga sanksionet e vendosura pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin, raporton The Indipendent.

India nuk e ka fshehur gatishmërinë e saj për të blerë naftë ruse, pavarësisht luftës në Ukrainë, duke mbajtur lidhje të mira me Moskën, ndërkohë që ka krijuar gjithashtu partneritete më të ngushta të mbrojtjes dhe tregtisë me vendet perëndimore.

India u bë importuesi kryesor në botë i naftës së papërpunuar ruse vitin e kaluar, sipas të dhënave të tregut Kpler të analizuara nga The Independent, duke importuar mesatarisht 1.75 milionë fuçi në ditë me një rritje prej 140 për qind në vitin 2022. Në të njëjtën kohë, importi i produkteve të rafinuara të Bashkimit Evropian nga India u rrit me 115 për qind, nga 111,000 fuçi në ditë në 2022 në 231,800 fuçi në ditë në 2023, shifrat më të larta në shtatë vitet e fundit të analizuara nga Kpler dhe me shumë gjasa më e larta ndonjëherë.

Rreth 20 nga 27 vendet e BE-së importuan produkte të rafinuara nga India vitin e kaluar, me Holandën që përbën 24 për qind të vëllimit të përgjithshëm. Fakti që në Europë qarkullon ende naftë ruse e cila blihet edhe më shtrenjtë tregon se nuk janë marrë masat e duhura për funksionimin e sanksioneve kundër Rusisë.

indi rusi

Sondazh

Poll