Bota

Ministria palestineze e Shëndetësisë: Numri i viktimave që nga 7 tetori i kalon 23 mijë

Të premten, nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente, Martin Griffiths i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se nuk ka vend të sigurt në Gaza.

13 Janar 2024, 17:22 Nga r.ll
Ministria palestineze e Shëndetësisë: Numri i viktimave që
foto e viktimave

GAZË- Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori është 23,843, tha ministria palestineze e Shëndetësisëm insitutucion i drejtuar nga Hamasi. Gjithashtu në deklaratën e Hamasit thuhet se janë regjistruar më shumë se 60,000 persona të lënduar, shkruan CNN

Të premten, nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente, Martin Griffiths i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se nuk ka vend të sigurt në Gaza.

"Kolegët që kanë arritur të arrijnë në veri ditët e fundit përshkruajnë skena tmerri të plotë: kufomat e mbetura të shtrira në rrugë," tha ai, duke shtuar se bombardimet izraelite janë intensifikuar në zonat që civilëve u ishte thënë të zhvendoseshin për sigurinë e tyre.

lufta izrael-palestine hamas

Sondazh

Poll