Bota

Incidenti i dytë brenda pak ditësh/ U gjet një çarje në kabinë, avioni në Japoni detyrohet të kthehet në aeroport

Plasaritja u gjet në pjesën më të jashtme të katër shtresave të dritareve që rrethojnë kabinën, tha një zëdhënës i linjës ajrore japoneze.

13 Janar 2024, 17:06 Nga r.ll

Incidenti i dytë brenda pak ditësh/ U gjet një çarje

JAPONI- Një aeroplan pasagjerësh është kthyer në aeroportin e tij të nisjes në Japoni pasi u gjet një çarje në dritaren e kabinës së avionit Boeing 737-800 teksa ishte në ajër.

Plasaritja u gjet në pjesën më të jashtme të katër shtresave të dritareve që rrethojnë kabinën, tha një zëdhënës i linjës ajrore japoneze. Pas këtij incidenti nuk u raportuan të lënduar në mesin e 59 pasagjerëve dhe gjashtë anëtarëve të ekuipazhit, shtoi zëdhënësi, shkruan Sky News.

Boeing është vënë nën vëzhgim pasi një aeroplan 737 MAX 9 i drejtuar nga Alaska Airlines u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një panel kabine u shkëput në mes të fluturimit më 5 janar. Gjashtë anëtarë të ekuipazhit u plagosën rëndë pasi ajo u shkëput rreth gjashtë minuta pas fluturimit për në Ontario, Kaliforni.

japoni

Sondazh

Poll