Bota

Sistemi shëndetësor në kolaps, vetëm gjashtë ambulanca funksionojnë në Rripin e Gazës

Një mjek në spitalin Nasser në Khan Younis e përshkruan sistemin shëndetësor si të marrë fund, duke përmendur mungesat në furnizime mjekësore dhe shtretër dhe stafin që është i rraskapitur dhe i sëmurë.

13 Janar 2024, 18:40 Nga A.TH
Sistemi shëndetësor në kolaps, vetëm gjashtë ambulanca
foto ilustruese

GAZË- Në kulmin e prej konflikteve me një numër të madh të viktimave, ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se janë vetëm gjashtë ambulanca të mbetura në funksion.

"Ne jemi ende duke luftuar për të operuar disa shërbime thelbësore, duke përfshirë njësitë e kujdesit intensiv dhe çerdhet," thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie, sipas The Guardian.

Tre muaj bombardime izraelite dhe një rrethim i ashpër në Gaza kanë bërë që spitalet në të gjithë territorin palestinez të përballen me mungesë të furnizimeve thelbësore mjekësore. Numri i njerëzve që kërkojnë strehim dhe trajtim është rritur, duke vënë nën presion të madh autoritetet shëndetësorë për tíu përgjigjur nevojave.

Një mjek në spitalin Nasser në Khan Younis e përshkruan sistemin shëndetësor si të marrë fund, duke përmendur mungesat në furnizime mjekësore dhe shtretër, dhe stafin që është i rraskapitur dhe i sëmurë. Ministria e shëndetësisë në Gaza drejtohet nga Hamasi dhe nuk ka qenë e mundur që gazetarët të verifikojnë në mënyrë të pavarur shifrat e viktimave që janë deklaruar gjatë konfliktit.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll