Bota

E reja helmon për vdekje vajzën 18-muajshe të të dashurit të saj, i dha bateri, vida dhe açeton

Sipas mediave ndërkombëtare, Aleisia Owens nga Pensilvania akuzohet se ka helmuar për vdekje vajzëne të të dashurit të saj duke e ushqyer me bateri, vida dhe açeton.

13 Janar 2024, 17:50 Nga M.B
E reja helmon për vdekje vajzën 18-muajshe të të dashurit
Aleisia Owens

SHBA- Një 20-vjeçare në SHBA akuzohet se ka vrarë një fëmijë 18-muajsh. Sipas mediave ndërkombëtare, Aleisia Owens nga Pensilvania akuzohet se ka helmuar për vdekje vajzëne të të dashurit të saj duke e ushqyer me bateri, vida dhe açeton.

“E pandehura kishte hulumtuar efektet e dëmshme që këto sende mund të kishin tek një fëmijë përpara vrasjes,” tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Pensilvanisë.

Pas hetimeve, autoritetet konstatuan se 20-vjeçarja nëpërmjet celularit kërkonte në internet informacione për produkte shtëpiake që mund të dëmtonin rëndë ose të vrisnin një fëmijë. Hetuesit thanë gjithashtu se fëmija ishte shtruar në spital muaj para vdekjes pasi kishte gëlltitur bateritë dhe vidhat.

Sipas raportimeve të 25 qershorit, çifti thirri një ambulancë kur gjetën 18-muajshen pa ndjenja. Vajza u dërgua në spital ku vdiq katër ditë më vonë. Një autopsi e kryer tregoi se fëmija vdiq nga helmimi me açeton që shkaktoi dështim të organeve. Owens kishte jetuar me babanë e fëmijës, Bailey Jacoby, kur ai doli nga shtëpia për të shkuar në dyqan më 25 qershor 2023. Jacoby më pas mori një telefonatë nga Owens se diçka nuk shkonte me vajzën e tij. Ai nxitoi për në shtëpi ku gjeti vajzën e tij pa ndjenja dhe shpejt thirri ambulancën, sipas raportimeve nga mediat e huaj.

shba aleisia owens helmim

Sondazh

Poll