Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, policia aksion në Lushnje dhe Vlorë, dyshon se fshihen autorët

7 Nëntor 2019, 21:08 Nga DOSJA
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, policia aksion në Lushnje dhe Vlorë,

VLORË- Policia dhe FNSH-ja ka ndërmarrë një aksion blic për kapjen e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët janë përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 Nëntor në Shkozet.

Ky aksion u ndërmor, pasi policia dyshon se autorët fshihen në Lushnje dhe Vlorë. Deri më tani, i vetmi person i arrestuar për atentatin e Ndojës, është Redjan Rraja,si i dyshuari kryesor për atentatin që la pas dy të plagosur dhe një të vdekur. Andi Maloku humbi jetën mbrëmjen e sotme në spital, pas gjatë ditësh agoni.

Atentati i 1-nëntorit, si u plagos prokurori me shoferin dhe mikun e tij, Landi Muharremi

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku që ndërroi jetë sot dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

I vetmi që ndodhet pas hekurave në lidhje me këtë ngjarje është Redjan Rraja, i njohur ndryshe si ‘Dara” i Krujës, që është gjithashtu edhe nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Ai u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë dhe u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i padjegur nga atentatorët në Ishëm. Andi Maloku humbi jetën sot pas gjashtë ditësh në spital.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i policise ne vlore atentat prokurorit arjan ndoja përplasje me arme ne shkozet aksioni i policise ne vlore atentat prokurorit arjan ndoja përplasje me arme ne shkozet

Sondazh

Poll