Aktualitet

Merr vesh lajmin e vdekjes së shoferit, Ndoja refuzon vizitat, nën hetim kompania avokatore ku jepte konsulencë prokurori

7 Nëntor 2019, 20:42 Nga DOSJA
Merr vesh lajmin e vdekjes së shoferit, Ndoja refuzon vizitat, nën

TIRANË- Tentativa për të vrarë prokurorin Arjan Ndoja mori një kthesë tjetër pasi Top Channel duke iu referuar burimeve nga hetimi raportoi se në makine janë gjetur disa dosje mes tyre edhe ajo e pronave të gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi.

Gazetari Muhamed Veliu nga spitali i Durrësit ku ndodhet prokurori Ndoja dha disa detaje të reja.

Prokuroria e Përgjithshme  me konkretisht  sektori monitorimeve të akteve dhe inspektimit, ka nisur një hetim nëse prokurori Ndoja apo bashkëshortja e ka të regjistruar një kompani avokatore ku ai jepte konsulencë. Po ashtu janë duke u parë të gjitha pagesat e mundshme se kush mund t’i ketë bërë ato për këtë kompani avokatore.

Për sektorin e inspektimeve po ashtu përbën interes se çfarë çështjesh ka trajtuar kjo kompani dhe nëse ndonjë nga çështjet i përket interesave me pronat të Aleksandër Lahos njohur me pseudonim Rrumi”, u shpreh Veliu.

Gazetari Muhamed Veliu në raportimin nga spitali Durrësit tha se e kishte pasur të pamundur të takohej me prokurorin Ndoja, pasi mjekët kanë kufizuar vizitat kjo edhe pasi prokurori e ka marrë vesh lajmin e ndarjes nga jeta të shoferit të tij Andi Maloku.

Marrë nga Top Channel 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet

Sondazh

Poll