Aktualitet

Video/ “Obobo çuni, o Andi!” Momenti kur familjarët e shoferit të Ndojas marrin lajmin e kobshëm, e ëma nis vajin

7 Nëntor 2019, 18:34 Nga DOSJA
Video/ “Obobo çuni, o Andi!” Momenti kur familjarët e

TIRANË– Janë publikuar pamjet e para nga Spitali i Traumës ku shihet momenti që familjarët marrin lajmin e hidhur për vdekjen e Andi Malokut.

Siç shihet në videon e publikuar nga “Tirana News”, familjarët ndodhen në koridoret e spitalit dhe në momentin që u jepet lajmi fillojnë të qarat.

Në sfond dëgjohen rrëmuja, pasi siç duket ata nuk duan ta besojnë që afërmi i tyre ka ikur nga kjo botë, por ndër to spikat zëri i nënës së Malokut.

“Obobo çuni, o Andi…!”– dëgjohet që thotë ajo dhe nis vajin me të qara. Momente këto mjaft të dhimbshme dhe drithëruese për një familje që sapo ka humbur anëtari ne saj.

30-vjeçari Andi Maloku ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, gjashtë ditë pasi mbeti i plagpsur në atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Maloku mori dy plumba, një në shtyllën kurrizore dhe një në kraharor, teksa me manovrat e tij i shpëtoi jetën shefit Arjan Nodja dhe mikut të këtij të fundit Landi Muharremit të njohur ndryshe si “Rrumi”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja vdes andi maloku atentat prokurorit arjan ndoja vdes andi maloku

Sondazh

Poll