Aktualitet

FOTOT/ Biond, sytë blu, me muskuj e tatuazhe, ky është Andi Maloku, ish-polici i Krujës që gjeti vdekjen pas plumbave në S

7 Nëntor 2019, 19:09 Nga DOSJA
FOTOT/ Biond, sytë blu, me muskuj e tatuazhe, ky është Andi

TIRANË– Personi që shikoni në foto është Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja që ndërroi jetë sot në Spitalin e Traumës pas 6 ditësh agoni. 30-vjeçari me sytë blu, bjond dhe me trupin plot muskuj gjeti vdekjen sot në shtratin e spitalit pasi nuk u mbijetoi dot plumbave që mori gjatë atentit të 1-nëntorit.

Maloku, ish-efektiv policie në Krujë mori dy plumba, një në shtyllë kurrizore dhe një në kraharor teksa mundohej të nxirrte makinën nga rruga, ditën që Ndoja u sulmua nga dy kallashnikovë pranë mbikalimit të Shkozetit.

Të plagosur mbetën edhe prokurori bashkë me mikun e tij Landi Muharremi, që ndodhej në të njëjtin automjet.

Pavarësisht ndihmës mjekësore që mori në Spitalin e Traumës, ish-efektivi i policisë nuk u ka shpëtuar dot plagëve të marra dhe sot, gjashtë ditë pas atentatit ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas lajmit të hidhur, nëna e 30-vjeçarit ka vënë kujën në spital duke qarë e duke bërtitur me fjalët: Obobo çuni, o Andi! O Zot…

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi maloku atentat prokurorit arjan ndoja vdes andi maloku andi maloku atentat prokurorit arjan ndoja vdes andi maloku

Sondazh

Poll