Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 25-vjeçarja shqiptare

7 Nëntor 2019, 18:40 Nga DOSJA
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 25-vjeçarja shqiptare

ITALI- Një aksident tragjik ka marrë jetën e 25-vjeçares shqiptare mbrëmjen e së mërkurës ne Cuneo të Italisë.

Mësohet se viktima me inicialet  L.I u përplas nga një automjet në autostradë.

25-vjeçarja kishte parkuar makinën në një vendndalim në autostradën Asti-Cuneo dhe po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës, ky ka qenë dhe momenti që është goditur nga automjeti tjetër dhe e ka lënë të vdekur në vend.

Sipas raportimit të medieve italiane, shoferi pasi ka goditur  të renë, ka kaluar në gjendje shoku dhe është shoqëruar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Autoritetet italiane po hetojnë shkaqet e aksidentit fatal.

(K.P, A.M/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne itali vdes shqiptarja ne itali aksident ne itali vdes shqiptarja ne itali

Sondazh

Poll