Aktualitet

‘Ishte pranë mbikalimit të Shkozetit’/ Sekuestrohen kamerat e sigurisë ku duken 3 mjetet në atentatin ndaj Ndojës, deta

7 Nëntor 2019, 20:21 Nga DOSJA
‘Ishte pranë mbikalimit të Shkozetit’/ Sekuestrohen

TIRANË- Prokuroria për krime të rënda ka marrë në duar disa nga dosjet gjyqësore të mbivendosjes së pronave në Durrës, ku janë të përfshirë edhe emra të njohur të botës së krimit. Në sitën e Prokurorisë për Krime të rënda, janë duke kaluar disa prona që dyshohet se i ka përvetësuar familja Muharremi.

ABC News zbulon detaje të reja nga hetimet për atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj, pasditen e 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë se një biznesi fare pranë vendit të ngjarjes, ku duken qartë dy makinat nga të cilat është qëlluar, si dhe automjetit me të cilin udhëtonin prokurori Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi, i njohur me nofkën “Rrumi i Sukthit.

Po sipas grupit hetimor, nga hetimet e deritanishme ka dalë se njëri nga kallshanikovët ishte bllokuar në momentin e atentatit. ABC News mëson gjithashtu se ne makinën Mercedes benz është gjetur një tjetër gjurmë gishti qe nuk i përket Redjan Rrajes, kushëririt të deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje të dashurën e Rrajës, me inicialet K.K., për të mësuar më tepër se ku ndodhej 35-vjeçari në momentin e atentatit.

Gjithashtu prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, që po merren me hetimin e kësaj ngjarjeje, pistë kryesore kanë përplasjen e grupeve kriminale në Durrës për të zotëruar pronat në Gjirin e Lazit. Burime kanë bërë me dije për ABC News se prokurorët kanë në duar disa nga dosjet e proceseve gjyqësore për tjetërsimin e pronave në qytetin bregdetar, të cilat kanë pasur në thelb të tyre emra të njohur të botës së krimit të organizuar.

Në sitën e grupit të hetimit të Krimeve të Rënda, janë duke kaluar edhe disa prona që dyshohet se familja Muharremi i ka përvetësuar. Kryesisht janë prona shtetërore, por që rezultojnë të regjistruara në emrin e tyre. Gjithashtu po hetohen nga Krimet e Renda dosja për pronat e Palë Selcukut i cili pasi fitoi betejën gjyqësore me Bashkinë e Durrësit, ia shiti më pas pronën e tij prej 45 hektarësh “Rrumit”. Interesat e Selcukut janë mbrojtur në gjykatë nga bashkëshortja e prokurorit Arjan Ndoj.

Ndërkohë përsa i përket makinës së autorëve të atentati Mercedez Benz  ngjyre gri me targë AA 342 LM, autorët nuk kanë mundur ta djegin pasi gjatë atentatit ndaj prokurorit Ndoj dhe dy miqve të tij ata kanë vëne re se një makinë tjetër po i ndiqte nga pas.

Ky dyshim ka bërë autorët që ta braktisin makinën tip Benz në fshatin Shkafan të ishimit dhe të largohen. Organi i akuzës ka të arrestuarin e parë, Rredjan Rrajën, si të dyshuarin kryesor që qëlloi mbi automjetin e prokurorit duke plagosur 3 persona. Burimet thonë se Rraja është lokalizuar nga antenat e kompanive celulare shumë pranë zonës ku ka ndodhur atentati, të Premten e 1 Nëntorit.

Marrë nga ABC News

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet sekuestrohen kamerat e sigurisë atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet sekuestrohen kamerat e sigurisë

Sondazh

Poll