Sport

UEFA i mbyll dyert futbollit turk, 24 skuadra nuk mund të bëjnë transferta…

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Futbollit (FIFA) ka publikuar listën e klubeve që nuk mund të bëjnë transferimeve. 24 klubet e parregullta në listë e vendosin Turqinë të parën në këtë fushë deri tani.

13 Janar 2024, 12:30 Nga DOSJA

UEFA i mbyll dyert futbollit turk, 24 skuadra nuk mund të bëjnë

ZVICER - FIFA ka publikuar listën e klubeve me ndalime të transferimeve. Në listën e publikuar, ndalimet e transferimeve kombëtare dhe ndërkombëtare janë përfshirë për të informuar futbollistët dhe klubet.

Në listë, u pa se klubet turke renditeshin të parat, me largësi në mesin e klubeve me më shumë ndalime të transfertave. Është bërë e ditur se 24 klube nga Turqia kanë marrë ndalime për transferimesh.

Renditja e federatave të shteteve që kanë morën ndalimin e transferimeve nga FIFA është si më poshtë: Turqia 24, Kinë 24, Greqia 19, Irani 13, Maroku 12… Nuk ka ende një deklaratë nga Federata Turke e Futbollit (TFF) për listën e publikuar nga FIFA.

Me ndalim transfertash janë dënuar 7 skuadra nga Superliga turke, ato janë: Adana Demirspor - 3 periudha, Antalyaspor - 3 periudha, Alanyaspor - 3 periudha, Hatayspor - 3 periudha, MKE Ankaragücü - 3 periudha, Kayserispor -3 periudha, Samsunspor - 2 periudha.

Cilia është arsyeja e ndalimit të transferimeve?

Ndalimi i transferimeve është një sanksion i dhënë nga FIFA ndaj një klubi, që e pengon atë klub të transferojë lojtarë. Ndalimi i transferimeve zbatohet për të mbrojtur të drejtat e futbollistëve dhe për të siguruar që klubet të përmbushin përgjegjësitë e tyre financiare.

Një ndalim transferimi mund të lëshohet për arsyet e mëposhtme: 1 - Klubet që nuk paguajnë pagat e lojtarëve; 2- Klubet që shkelin kontratat e lojtarëve, 3 - Klubet që shkelin rregullat e transferimeve të vendosura nga FIFA…

Ndalimi i transferimeve është një nga sanksionet më të rënda të vendosura ndaj një klubi. Klubet me ndalim transferimi nuk mund të transferojnë lojtarë, të nënshkruajnë kontrata me lojtarët e tyre, ose të hapin bordin e transferimeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll