Sport

VIDEO/ Lamtumira emocionuese e 'Kaiser'-it në Allianz Arena: "Danke Franz!"...

Bayern rihapi Bundesligën me një nderim të përzemërt për Franz Beckenbauer

12 Janar 2024, 21:49 Nga DOSJA

VIDEO/ Lamtumira emocionuese e 'Kaiser'-it në Allianz Arena:

GJERMANI - Bayern Munich rihapi Bundesligën këtë të premte me një nderim të përzemërt për Franz Beckenbauer, imazhi i të cilit ishte në gjysmërrethin qendror të fushës, para fillimit të përballjes kundër Hoffenheim, në ditën e shtatëmbëdhjetë të garës.

Para fillimit të përleshjes kanë ndodhur akte dhe shfaqje të shumta kujtimi. Lojtarët e Bayernit, të cilët e luajtën ndeshjen me një bluzë speciale si nderim për 'Kaiser', me mbishkrimin 'Danke Franz' (Faleminderit Franz) në gjoks, hynë në fushë për të kryer nxemjen para ndeshjes me bluza me numrin '5' në shpinë, numër që ka mbajtur gjatë gjithë karrierës së tij futbollisti legjendar i klubit bavarez dhe i kombëtares gjermane.

Me hyrjen e skuadrave në fushë, u dëgjua kënga "Askush nuk mund të këndojë për miqtë e mirë", e kënduar nga ekipi gjerman kampion i botës në vitin 1974, kapiten i të cilit ishte Beckenbauer. Më pas është mbajtur një minutë heshtje dhe lojtarët e Bayernit dhe  Hoffenheim kanë mbajtur një shirit të zi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll