Sport

VIDEO/ Trajneri Kompany mbyll sytë te goli i dyshimtë: "Lojtarët e Luton as nuk festuan"

Trajneri i Burnley-t nuk e kupton pse u miratua goli, edhe pas konsultimit me VAR-in

13 Janar 2024, 02:47 Nga DOSJA

VIDEO/ Trajneri Kompany mbyll sytë te goli i dyshimtë:

ANGLI - Burnley po fitonte 1-0 ndaj Luton Town, në kohën e shtuar, kur befas pësoi një gol mjaft të diskutueshëm, i cili u vërtetua edhe pas analizës së VAR .

Pas fishkëllimës së fundit, Vincent Kompany ishte mosbesues me vendimin e arbitrit të ndeshjes, të cilin ai e akuzon se i ka kushtuar dy pikë ekipit të tij: “Pikëpamja ime është e njëjtë me të gjithë ata që e panë lojën. 

Sulmuesi provoi fatin, bllokoi portierin, shikoi arbitrin dhe ju mendoni... me siguri jo... VAR duhet ta korrigjonte situatën. Lojtarët e Lutonit as nuk festuan, gjithçka ishte e heshtur. Të gjithë ishin gati për të vazhduar lojën dhe më pas goli u konsiderua i rregullt.”

Trajneri belg i Burnley-t pranoi se nuk e ka zakon të fajësojë ekipin e arbitrave për rezultatet, por, për fat të keq, kështu ndodhi këtë të premte: “Unë u them gjithmonë lojtarëve të mi të jenë të kujdesshëm, se nuk mund të fajësojmë gjyqtarët, por sot unë nuk di çfarë t'u them atyre. 

Është qesharake. Kjo nuk mund të vendosë ndeshjen, diçka magjike, po, por jo kjo.” Skuadra e Rob Edwards arriti barazimin vetëm në kohën e shtuar dhe në një aksion të dyshimtë.

“Le të ngrihemi dhe të vazhdojmë. Nuk është në natyrën time të ankohem për këtë, nuk më pëlqen kjo anë ime, është e çuditshme”,- përfundoi ish-lojtari i Manchester Cityt, Vincent Kompany, aktualisht trajner i Burnley, i cili preferon të fokusohet në ndeshjen e radhës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll