Sport

Futbollisti argjentinas është arrestuar, pas vdekjes së ish të dashurës…

Óscar Benítez dyshohet se nuk e respektoi arrestin shtëpiak, të cilit ai i ishte nënshtruar

13 Janar 2024, 08:30 Nga DOSJA

Futbollisti argjentinas është arrestuar, pas vdekjes së ish

ARGJENTINE - Óscar Benítez, ish-lojtari i Benficas, do të duhet të kthehet në burg, me urdhër të sistemit të drejtësisë argjentinase. Vendimi vjen pas kërkesës së familjes së një të dashurës të lojtarit, e cila u vetëvra në fundjavën e Vitit të Ri.

Óscar Benítez ishte në arrest shtëpiak, pas një rasti të dhunës me bazë gjinore, por ai dyshohet se e shpërfilli atë urdhër gjykate. Sipas dëshmitarëve, ai është shfaqur në shtëpinë e ish-të dashurës së tij më 29 dhe 30 dhjetor.

Familja e Anabelia Ayala, ish e dashura e Óscar Benítez, garanton se lojtari e ka ndjekur për disa vite ish të dashurën, që nga ndarja e çiftit. Tani 30 vjeç, Benitez u akuzua për kërcënime ndaj familjes së lartpërmendur.

Óscar Benítez mbërriti te Benfica në vitin 2016, nga Lanús, por nuk luajti për ekipin kryesor. Më pas ai u huazua te SC Braga, por në janar u kthye në Argjentinë, në formë huazimi te Boca Juniors. Ai ka luajtur edhe për Argentinos Juniors, Atlético San Luis (Meksikë), Delfin (Ekuador), Atlético Tucumán dhe Palmaflor (Bolivi).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll