Sport

I jepet lamtumira Franz Beckenbauerit… Legjenda gjermane u përcoll në "shtëpinë e përjetshme" vetëm në prani të familjes…

Futbollisti dhe trajneri legjendar gjerman Franz Beckenbauer, i cili vdiq në moshën 78-vjeçare, është varrosur në Mynih, raportojnë mediat gjermane. Në varrim mori pjesë vetëm familja.

13 Janar 2024, 10:30 Nga DOSJA

I jepet lamtumira Franz Beckenbauerit… Legjenda gjermane u përcoll

GJERMANI - Arkivoli i mbuluar me lule u pasua nga një grup i vogël të afërmsh të mbledhur në një varrezë në jug të Mynihut, sipas fotove të publikuara në shtypin gjerman.

Ai do të nderohet pas një jave, më 19 janar edhe në “Allianz Arena”. Kancelari gjerman  Olaf Scholz njoftoi se do të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Beckenbauer është një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, ai ka kontribuar shumë në zhvillimin e futbollit modern gjerman dhe gjithashtu konsiderohet se ka "shpikur" rolin e liberos në skuadër.

Si lojtar, ai fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë Perëndimore në 1974, dhe në vitin 1990 ai triumfoi në Kupën e Botës si trajner. ‘Kaiseri’ është një nga tre lojtarët e vetëm që fitoi Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner, pas braziliani Mario Zagallo dhe francezi Didier Deschamps.

I jepet lamtumira Franz Beckenbauerit… Legjenda gjermane u përcoll

Beckenbauer është një legjendë e klubit të futbollit Bayern, për të cilin luajti 584 ndeshje, shënoi 75 gola dhe fitoi tituj të shumtë si lojtar dhe si trajner. Si lojtar, ai fitoi tre tituj radhazi të kampionatit evropian, si dhe katër tituj të Bundesligës.

Ai gjithashtu luajti për New York Cosmos dhe Hamburg, dhe ishte gjithashtu drejtor sportiv i Olympique Marseille dhe një anëtar afatgjatë i bordit të Bayernit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll