Sport

Leo Messi dhe skuadra e tij Inter në Miami, ‘problemi’ duket një dhimbje koke...

Lionel Messi do të luajë sezonin e tij të parë të plotë në MLS këtë vit. Ndërkohë trajneri i tij po punon që problemi i sezonit të kaluar të mos përsëritet.

13 Janar 2024, 11:30 Nga DOSJA

Leo Messi dhe skuadra e tij Inter në Miami, ‘problemi’ duket

SHBA - Pas disa muajsh premtues pas mbërritjes së tij në Inter Miami, Lionel Messit më në fund iu dha një pushim i vërtetë këtë dimër për të rimbushur bateritë e tij dhe për të bërë një vit të plotë në MLS. 

Një sezon ku Messi premton të jetë lideri i madh i klubit nga Florida që punon në prapaskenë për ta vendosur atë në kushtet më të mira. "Ne duhet të përpiqemi të gjejmë mënyra për të luajtur ku versionet, veçanërisht në rastin e Leos, mund të jenë më të mirat, pa u përpjekur ta përmirësojmë atë individualisht,"- tha në mikrofon Tata Martino, trajneri i Inter Miami për ‘ESPN’.

Por, ish-trajneri i Barçës kishte një frikë, se do të përsëritej loja shumë e parashikueshme e klubit nga Florida në sezonin e kaluar. Mbështetja shumë te Messi nuk mund të jetë plani i vetëm i lojës për vitin 2024, pasi trajneri i ‘Pleshtit’ paralajmëron trupat e tij për nevojën për të mbetur të pa parashikueshëm. 

“Erdhi një moment kur nuk ishim të befasishëm shumë, lëvizjet tona dhe qarkullimi i topit ishin më të ngadalta, dhe kundërshtarët tanë po e parashikonin këtë dhe po e neutralizonin. Ky është një problem që ka të bëjë me grumbullimin e ekipit, pra gjetjen e një versioni edhe më të mire, falë lojtarëve të tjerë. 

Ne po flasim për diçka të vështirë, sepse një version më i mirë nuk është i lehtë, por unë fokusohem më shumë në këtë: në çfarë mënyre mund ta rrethojmë atë (Messin) ose ta gjejmë atë dhe të përpiqemi të mos u japim kundërshtarëve tanë aq shumë indikacione në rrugën tonë duke luajtur, për shembull, me Leon. Një ekuacion kompleks që Martino dhe lojtarët e tij kanë pak më shumë se një muaj për të zgjidhur përpara fillimit zyrtar të sezonit, 22 shkurt kundër Real Salt Lake.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll