Sport

Hermoso bën zbulime të reja: “Kur shkonim të flinim, duhej ta linim derën të hapur”

Lojtarja e kombëtares spanjole ka folur edhe për sjelljen e ish-trajnerit Jorge Vilda

13 Janar 2024, 07:30 Nga DOSJA

Hermoso bën zbulime të reja: “Kur shkonim të flinim, duhej

SPANJE - Jenni Hermoso ka zbuluar informacione të reja për jetën e përditshme të skuadrës kombëtare spanjole të femrave. 

Lojtarja e përfshirë në puthjen e diskutueshme të Luis Rubiales, ish-president i Federatës Spanjolle të Futbollit, në finalen e Botërorit 2023, ka folur edhe për sjelljen e Jorge Vilda, ish-trajnerit që gjithashtu u shkarkua nga detyra pas rastit.

“Kur shkonim të flinim, duhej ta linim derën hapur, të prisnim që ai (Jorge Vilda) të vinte natën dhe të fliste me ne. Ai thonte se ishte e vetmja mundësi që ai të mund të fliste personalisht me ne.

Trokiste në dyert e lojtareve të para, dhe deri sa të vinte te e fundit, ndoshta disa do të përfundonin duke i zënë gjumi”,- tha Jenni Hermoso në një intervistë për programin spanjol ‘Planeta Calleja’, e cila do të transmetohet e plotë të hënën. 

Hermoso bën zbulime të reja: “Kur shkonim të flinim, duhej

“Kur shkuam për të bërë pazar, ai (Jorge Vilda) na priti dhe na pyeti se çfarë mbanim në çantat tona”,- ka treguar edhe lojtarja që tani luan në Meksikë.

Kujtojmë se Luis Rubiales, u pezullua për tre vjet nga Gjykata Administrative e Sporteve spanjolle për shkelje të rënda në etikën e sjelljes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll