Sport

Ushtari Izraelit mbi rrënojat e Gazës me shallin e Maccabit Tel Aviv shkakton kaos në rrjet!

Një ushtar i veshur me një shall Maccabi në rrënojat e Gazës shkaktoi një reagim të ashpër në rrjetet sociale me përdoruesit që bënin thirrje që Euroliga të mbajë një qëndrim.

12 Janar 2024, 19:38 Nga DOSJA
Ushtari Izraelit mbi rrënojat e Gazës me shallin e Maccabit Tel Aviv

IZRAEL - Lindja e Mesme është në “zjarr” prej muajsh tashmë. Izraeli vazhdon operacionet në Rripin e Gazës dhe armiqësitë kanë sjellë reagime të ndryshme të opinionit publik. Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe me postimin e ekipit të basketbollit të Maccabi Tel Aviv, i cili pak orë para ndeshjes me Partizanin, ka vazhduar me postimin me protagonist një ushtar.

Në veçanti, grupi i njerëzve në mediat sociale postoi një foto të një ushtari të buzëqeshur në rrënoja diku në zonën Khan Younis të Gazës. Ky ushtar mban një shall Maccabi Tel Aviv. Izraelitët e kanë shoqëruar foton me këtë mesazh: “Makabi ynë! Suksese sonte. Faleminderit heronj”.

Ka pasur reagime të menjëhershme nga përdorues të ndryshëm të rrjeteve sociale. Madje, shumëkush kërkonte ndërhyrjen e Euroligës, ende pa nisur ndeshja ndaj Partizanit në Beograd.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll