Sport

Broja rikthehet në protagonist tek Chelsea, i kushton një video! - VIDEO

Klubi londinez ka publikuar në platformën X një kolazh pamjesh që kishin në fokus përgatitjen e sulmuesit shqiptar këtë të premte, një ditë para takimit me Fulhamin.

12 Janar 2024, 19:10 Nga DOSJA
Broja rikthehet në protagonist tek Chelsea, i kushton një video! -

ANGLI - I gjithë fokusi tek Armando Broja. Chelsea zbret në fushë këtë të shtunë në “Stamford Bridge”, ku pret Fulhamin në derbin e Londrës në kuadër të javës së 21-të të Premier League-s.

Sulmuesi kuqezi luajti vetëm në pjesën e dytë në takimin e humbur 1-0 në EFL Cup, kundër Middlesbrough (ndeshja e parë), pasi Pochettinos “bomberi” kuqezi i duhej në formë optimale në takimin e radhës në kampion.

Klubi londinez ka publikuar në platformën X një kolazh pamjesh që kishin në fokus përgatitjen e sulmuesit shqiptar këtë të premte, një ditë para takimit me Fulhamin.

Te Chelsea, ku mugnesat në majën e sulmit janë të ndjeshme, presim shpërthimin e Brojës, i cili hapi serinë e golave në ndeshjen e FA Cup, kundër Prestonit (4-0), më 6 janar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll