Sport

UEFA kërkon t’i vendoset emri i Beckenbauerit stadiumit të Mynihut, por ka një problem!

UEFA nuk lejon sponsorë në emër të stadiumeve që do të presin Euron. Vetëm Stadiumi Olimpik i Berlinit dhe Hamburg Volkspark janë aktualisht pa sponsorë dhe tetë të tjerët do të duhet të ndryshojnë.

12 Janar 2024, 19:01 Nga DOSJA

UEFA kërkon t’i vendoset emri i Beckenbauerit stadiumit të

GJERMANI - Më 14 qershor 2024, stadiumi i Bayernit në Mynih do të presë ndeshjen hapëse të Euro 2024 ndërmjet kombëtares gjermane dhe kombëtares skoceze. 

Gjermanët do të presin Euron nga data 14/6 deri në 14/7 në 10 stadiume të vendit dhe një prej tyre është Allianz Arena i Bayern Munich. Skuadra bavareze i ka vendosur emrin e sponsorit Allianz stadiumit të tyre por ky nuk do të jetë i vlefshëm gjatë Euros. 

UEFA kërkon t’i vendoset emri i Beckenbauerit stadiumit të

UEFA nuk lejon sponsorë në emër të stadiumeve që do të presin Euron. Vetëm Stadiumi Olimpik i Berlinit dhe Hamburg Volkspark janë aktualisht pa sponsorë dhe tetë të tjerët do të duhet të ndryshojnë. 
Sipas Bild, UEFA ashtu si edhe gjermanët do të dëshironin që stadiumi i Bayern Munichut të riemërohej “Franz Beckenbauer” gjatë Euros për të nderuar kujtimin e gjermanit të madh që u nda nga jeta pak ditë më parë. 

Në raport thuhet se riemërtimi është i vështirë për t'u zbatuar për disa arsye. Një prej tyre është se janë zgjedhur emrat “Munich Football Arena” apo “Football Arena Munich”. 

Sigurisht, nëse ka vullnet nga UEFA dhe federata gjermane e futbollit, mund të vazhdojë. Ndërkohë, të premten (19/1), Bayern Munich po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën Beckenbauer-it në Allianz Arena, ndërsa Bild raporton se në ceremoni do të jetë edhe kancelari Olaf Soltz. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll