Politike

"Felaj një komuniste"/ Bardhi: Rama gënjeu që ligjin për komisionet e mori nga modeli gjerman

12 Janar 2024, 15:14 Nga h.k

"Felaj një komuniste"/ Bardhi: Rama gënjeu që ligjin

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Opozitës ka folur ditën e sotme për mediat pas mbledhjes së grupit. Bardhi e ka quajtur gënjeshtër deklaratën e Kryeministrit Edi Rama disa ditë më parë në lidhje ligjin e komisioneve, ku sipas tij Rama gënjeu që tha se ishte marrë nga modeli gjerman.

Sipas Bardhit ligjin e ka bërë një komuniste, siç e quajti ai para gazetarëve, Ermonela Felaj deputeten që hartoi projektligjin. 

Bardhi: Gënjeshtër, se projektligjin për komisionet e kanë marrë në modelin gjerman, nuk ka lidhje fare e ka bërë Ermonela Felaj që është një komuniste. Ka një dispozitë të veçantë që është për detyrimin e mazhorancës. S’kanë asnjë të drejtë të ndryshojnë objektin e kërkesës nëse deputetët nuk janë miratimin. Ky është modeli gjerman.  Ne nuk do të bashkohemi me federatën ruse, por me BE-në. Projektligji për komisionet hetimore i mbyll derën ligjit për komisionet. Pasi është bërë një mënyrë të atij që objekti që do të hetohet të ta diktojë Edi Rama.

gazment bardhi

Sondazh

Poll