Politike

"Diskutuam format e fundit të aksionit"/ Noka: Parlamenti zhvendoset nga narkotrafikantë, në parlamentin e rrugës së shpresës

Noka bëri me dije diskutimin në mbledhje mbi aksionin e opozitës, ku tha se do përshkallëzohet në ditët në vijim. 

12 Janar 2024, 14:37 Nga h.k
"Diskutuam format e fundit të aksionit"/ Noka: Parlamenti
Flamur Noka

TIRANË-Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratrike pas mbledhjes së grupit parlamentar ka dhënë një deklaratë për gazetarët.

Noka bëri me dije diskutimin në mbledhje mbi aksionin e opozitës, ku tha se do përshkallëzohet në ditët në vijim. 

Noka: Grupi është i bashkuar, edhe PD është e bashkuar, modalitetet janë në përfundim. Ajo që diskutuam, format dhe mënyrën e aksionit tonë, vazhdimësinë dhe përshkallëzimit drejt aktit final të mosbindjes civile. Parlamenti zhvendoset nga parlamenti i narkotrafikantëve, në parlamentin e rrugës së shpresës.

mbledhja e grupit parlamentar 12 janar

Sondazh

Poll