Politike

Beqaj e mëson nga gazetarët se ka marrë gjobë, ish-Ministri: Unë s'di t'i japë makinës, kam ardhur me avokatin

Teksa doli nga SPAK, ku dëshmoi mbi koncensionin e sterilizimit, Beqaj ka deklaruar se ai vetë nuk di t'i japë makinës dhe ndaj ka ardhur më ndihmën e avokatit të tij. 

12 Janar 2024, 12:42 Nga I.A
Beqaj e mëson nga gazetarët se ka marrë gjobë, ish-Ministri:
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e ka mësuar nga gazetarët se ka marrë prap gjobë ditën e sotme. Teksa doli nga SPAK, ku dëshmoi mbi koncensionin e sterilizimit, Beqaj ka deklaruar se ai vetë nuk di t'i japë makinës dhe ndaj ka ardhur më ndihmën e avokatit të tij. 

"Prap gjobë? A faleminderit! Unë nuk di t’i jap makinës nuk kam pasur kurrë dëshmi drejtimi Ndërkohë siç edhe mund ta shihni edhe sot kam ardhur me ndihmën e avokatit, me automjetin e famshëm luksoz që është parkuar aty," tha Beqaj.

ilir beqaj

Sondazh

Poll