Politike

"Rama ta harrojë t'i shpëtojë hetimit"/ Noka: Do gjejmë mënyrat që Kryeministri të shkojë përpara drejtësisë

12 Janar 2024, 14:46 Nga h.k
"Rama ta harrojë t'i shpëtojë hetimit"/ Noka: Do
Flamur Noka

TIRANË- Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm Partia Demokratike ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar. Noka ka thënë se Kryeministri Edi Rama, sipas tij nuk do t'i shpëtojë hetimit.

Ai i kujtoi Kryeministrit, abuzimet dhe çështjet, që sipas Nokës nuk mund t'i shmanget, duke filluar nga Porti i Durrësit, sistemi TIMS dhe çështja Mc Gonigal. 

Noka: Fakti që ne jemi në fillim të këtij sesioni me ndryshimin e Ligjit për Komisionet Hetimore, tregon që kemi një parlament që vetëm për qytetarët nuk është, po tentativë për të shuar mekanizmat e kontrollit që ka opozita dhe ne nuk do ta pranojmë, do ta refuzojmë. 

Ta harrojë! Pavarësisht se është përpjekur që ta servirë si fakt, Edi Rama ta harrojë se do t’i shpëtojë hetimit për abuzimet me PPP-të, Portin e Durrësit, përfitimet e thjeshtrës; ta harrojë se do t’i shpëtojë hetimit për TIMS, bashkë me Taulant Ballën, se aty janë vjedhur të dhënat, se aty janë zhdukur edhe hyrjet - daljet dhe shoqëritë e pafundme me McGonigal. Që të gjitha këto PD-ja do të gjejë mënyrën për t’i hetuar!”

 

mbledhja e grupit parlamentar 12 janar 2024

Sondazh

Poll